Attiva gli avvisi di lavoro via e-mail!

Medical Doctor

Levita

Parma

Remoto

EUR 50.000 - 70.000

Part-time

22 giorni fa

Descrizione del lavoro

Një kompani telemjekësie kërkon një Mjek për trajtimin e pacientëve përmes konsultave online. Pozita është fleksibël, mund të jetë me kohë të plotë ose të pjesshme. Kualifikimi përfshin diplomë mjekësore nga universitet jashtë Shqipërisë dhe zotërimin e gjuhës shqipe. Aftësi të forta diagnostikuese dhe angazhimi për edukim të vazhdueshëm janë të domosdoshme.

Servizi

Fleksibilitet në orar
Paga për çdo konsultë

Competenze

  • Zotërimi i gjuhës shqipe është i domosdoshëm.
  • Anglishtja në nivel bisedor është e mirëpritur.
  • Angazhimi për edukim të vazhdueshëm.

Mansioni

  • Diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve përmes konsultave telemjekësore.
  • Zhvillimi i planeve të personalizuara të trajtimit.
  • Monitorimi i progresit të pacientit.

Conoscenze

Aftësi të forta diagnostikuese
Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Aftësi për të punuar në ekip

Formazione

Diplomë mjekësore nga universitet ndërkombëtar
Descrizione del lavoro

Përshkrimi i Kompanisë Levita është një kompani telemjekësie e fokusuar në parandalim dhe mjekësinë e personalizuar. Ne jemi në kërkim të profesionistëve mjekësorë inovativë dhe të pasionuar. Levita i dedikohet ofrimit të shërbimeve telemjekësore të cilësisë së lartë aktualisht në Shqipëri, për të kompensuar cilësinë e dobët të kujdesit lokal, por më e rëndësishmja për mungesën e numrit të mjekëve, pasi Shqipëria ka densitetin më të ulët të mjekëve për pacientë në Europë. Ne synojmë të rilidhim talentin mjekësor shqiptar me pacientët që kanë më shumë nevojë.

Përshkrimi i Rolit Ky është një pozicion pune plotësisht në distancë (remote) për një Mjek / e. Mjeku / ja do të jetë përgjegjës / e për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve përmes konsultave telemjekësore, zhvillimin e planeve të personalizuara të trajtimit dhe monitorimin e progresit të pacientit. Mjeku / ja do të bashkëpunojë me një ekip multidisiplinar për të siguruar kujdes të plotë dhe do të marrë pjesë në edukimin e vazhdueshëm për të qenë në dijeni të zhvillimeve më të fundit mjekësore.

Ky pozicion mund të jetë me kohë të pjesshme, kohë të plotë ose sipas kërkesës, në varësi të mjekut / es, dhe mund të kryhet sipas orarit të tij / saj, në përputhje me nevojat dhe dëshirën e tij / saj. Ju mund të keni një konsultë në javë, 10, ose aq sa merrni dhe dëshironi t'i kryeni. Mjeku / ja do të paguhet për çdo konsultë.

Kualifikimet Diplomë mjekësore nga një universitet ndërkombëtar (jo shqiptar) Zotërimi i gjuhës shqipe është i domosdoshëm, dhe anglishtja në nivel bisedor është e mirëpritur. Aftësi të forta diagnostikuese dhe në planifikimin e trajtimit. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi multidisiplinar. Angazhimi për edukim të vazhdueshëm dhe për të qenë në dijeni të zhvillimeve më të fundit mjekësore është i domosdoshëm. Përvoja ose interesi në mjekësinë e jetëgjatësisë dhe atë të personalizuar është një plus i dobishëm nëse e keni. Çdo temë investigacionit clinik në të cilën jeni ekspert / e do të mirëpritet nga ekipi, por nuk është një domosdoshmëri.

Ottieni la revisione del curriculum gratis e riservata.
oppure trascina qui un file PDF, DOC, DOCX, ODT o PAGES di non oltre 5 MB.