Attiva gli avvisi di lavoro via e-mail!
Një kompani telemjekësie në kërkim të një Mjeku/e për të ofruar konsultime kërkon individë inovativë. Pozita është plotësisht në distancë dhe ofron fleksibilitet ndihmës, me mundësi pagese për çdo konsultë. Të gjithë aplikantët duhet të kenë diplomë mjekësore nga një universitet ndërkombëtar dhe zotërim të shqipes.
Përshkrimi i Kompanisë
Levita është një kompani telemjekësie e fokusuar në parandalim dhe mjekësinë e personalizuar. Ne jemi në kërkim të profesionistëve mjekësorë inovativë dhe të pasionuar. Levita i dedikohet ofrimit të shërbimeve telemjekësore të cilësisë së lartë aktualisht në Shqipëri, për të kompensuar cilësinë e dobët të kujdesit lokal, por më e rëndësishmja për mungesën e numrit të mjekëve, pasi Shqipëria ka densitetin më të ulët të mjekëve për pacientë në Europë.
Ne synojmë të rilidhim talentin mjekësor shqiptar me pacientët që kanë më shumë nevojë.
Përshkrimi i Rolit
Ky është një pozicion pune plotësisht në distancë (remote) për një Mjek / e. Mjeku / ja do të jetë përgjegjës / e për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve përmes konsultave telemjekësore, zhvillimin e planeve të personalizuara të trajtimit dhe monitorimin e progresit të pacientit. Mjeku / ja do të bashkëpunojë me një ekip multidisiplinar për të siguruar kujdes të plotë dhe do të marrë pjesë në edukimin e vazhdueshëm për të qenë në dijeni të zhvillimeve më të fundit mjekësore.
Ky pozicion mund të jetë me kohë të pjesshme, kohë të plotë ose sipas kërkesës, në varësi të mjekut / es, dhe mund të kryhet sipas orarit të tij / saj, në përputhje me nevojat dhe dëshirën e tij / saj. Ju mund të keni një konsultë në javë, 10, ose aq sa merrni dhe dëshironi t'i kryeni.
Mjeku / ja do të paguhet për çdo konsultë.
Kualifikimet